Schalke 04 mendon për Fernando Torres

Sporti

Schalke 04 mendon për Fernando Torres

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 20:41

Është Fernando Torres, që si profesion bën qendërsulmuesin por që në vitet e fundit nuk po arrin të gjejë me vazhdimësi golin.

Te Milani i Inzaghit që po ecën me ritëm të pëlqyeshëm ka dhe një pjesë me difekt. Është Fernando Torres, që si profesion bën qendërsulmuesin por që në vitet e fundit nuk po arrin të gjejë me vazhdimësi golin. Që spanjolli nuk është më ai i kohëve të bukura me Liverpool-in ishte e qartë për të gjithë, pasi një goleador i vërtetë nuk merret praktikisht gratis në fund të verës, por debutimi me Empolin krijoi iluzionin se do të ishte një lojtar që do t’i bënte punë Milan-it, me spanjollin që shënoi e madje realizoi edhe driblime e intuit. Problemi është se Fernando Torres në versionin e Serisë A u ndal pikërisht në Empoli, ndeshjet e mëpasshme me Cesena-n, Chievo-n e Verona-n nuk regjistroi paraqitje brilante duke marrë notë ngelëse. Numri 9 u shfaq poshtë edhe në aspektin fizik, i ngadalshëm në manovër. Milani i fitoi dy ndeshjet e fundit por mungoi totalisht mbështetja e Torres.

Për këtë rasye nuk krijon shumë çudi zëri që vjen nga Gjermania me lajmin e “Bild” që Schalke e trajnerit të ri italian Roberto Di Matteo po bën sondazhin e saj me kuqezinjtë për të marrë Torres që në merkaton e Janar-it, dhe me rendimentin e spanjollit deri më tani, nuk do të ishin të paktë tifozët milanistë që nuk do t’ju vinte aspak keq për një largim të qendërsulmuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat