Emocionohet Xhaka: Gjaku im buron nga toka e gjyshit dhe babait

Sporti

Emocionohet Xhaka: Gjaku im buron nga toka e gjyshit dhe babait

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 19:12

Granit Xhaka ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nuk i vjen turp të tregojë se nga e ka prejardhjen.
Anëtari i Borussia Monchengladbachut, Granit Xhaka, shprehet krenar për prejardhjen e tij shqiptare.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Graniti ka theksuar se gjaku i tij buron nga toka e gjyshit dhe babait të tij.

“Unë as edhe një herë nuk e mohoj e as që e kam vënë në dyshim prejardhjen time. Aty ku gjyshi dhe babi im u linden dhe u rriten po nga ajo tokë buron gjaku im”, shkroi Graniti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat