Lajm i mirë për Berishën

Sporti

Lajm i mirë për Berishën

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 17:47

Portieri i kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, ndryshe anëtar i Lazios nga Roma, rrezikonte që të dënohej! Megjithatë, ai shpëtoi nga dënimi. Bëhet fjalë për rastin kur portieri i kombëtares kishte nënshkruar dy kontrata me klube italiane dhe kërcënohej të pezullohej për së paku 6 muaj. Berisha ka marr lajm të mirë nga FIFA, e cila e ka mbyllur rastin e tij për nënshkrimin e dy kontratave me klube të Serie A të futbollit, shkruan “Il Messagero”. Verën e kaluar ai nënshkroi kontratë me Chievo Veronën dhe pastaj me Lazion, ku edhe kaloi në fund të afatit kalimtar. Berisha kërcënohej me një dënim eventuale prej gjashtë muaj pezullim, megjithatë, vendimi e liron nga akuza portierin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat