Rossi është i veçantë

Sporti

Rossi është i veçantë

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 16:45

“Valentino Rossi është i veçantë, madje edhe kur më pushoi nga puna”. Me këtë frazë paraqitet përpara mediave, Jeremy Burgess, miku i ngushtë i Doktorit por njëkohësisht edhe ish-shefi i mekanikëve tek Honda, Yamaha dhe Ducati aty ku piloti italian fitoi 7 tituj kampion bote së bashku me të. Burgess tregon se e priste suksesin e Valentinos në Kanada në një pistë ku nuk kanë munguar sukseset e rëndësishme për të. “Isha i bindur që Rossi do të fitonte sepse në Kanada ka bërë gara të mëdha, si ajo me Casey Stoner në 2009. Nuk jam i befasuar nga sezoni i Vale-s pasi në këtë vit të dytë tek Yamaha i është ofruar një motor më i përshtatshëm për të sesa ai kur ne u larguam në 2010 për të kaluar tek Ducati. Që në fund të sezonit të kaluar u dukën përmirësimet e para dhe problemet po zvogëloheshin. Pastaj kishte edhe një sfidë tjetër, kujtoj që edhe Andre Agasi në Tenis ndërroi trajnerin në fund të karrierës për të treguar se ishte ende i madh”, tha Burges.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat