Çfarë po zihet në UEFA? Serbi-Shqipëri në Zagreb!!!

Sporti

Çfarë po zihet në UEFA? Serbi-Shqipëri në Zagreb!!!

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:41

Flitet e përflitet se ka gjasa të përsëritet ballafaqimi i ndërprerë Serbi-Shqipëri. Në rast se ndodhë kjo, pa dyshim se do të ishte një skandal i madh dhe vërtet do të përkrahej dhuna e bërë nga ana e shovistëve serb. Ndeshja e futbollit Serbi-Shqipëri, duhet të regjistrohet 3:0 për kombëtraren shqiptare, sepse futbollistët tanë u rrahën dhe u fyen shumë rëndë, duke u kërcënuar edhe me vrasje. Raportohet nëse është e vërtetë, se kjo ndeshje mund të përsëritet! UEFA ka bërë të ditur se ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqet, nëse përsëritet do të luhet në një fushë neutrale. Fusha do të zgjidhet nga qeveria europiane e futbollit që të garantojë siguri maksimale. Dhe një stadium i tillë në rajon ku asnjëherë këto kohët e fundit nuk ka pasur invadim të fushës është stadiumi i Zagrebit "Maksimir", shkruan "Sport Ekpres". Një lajm të tillë e ka konfirmuar një burim në UEFA, që ka saktësuar se ndeshja në fjalë do të luhet pikërisht në këtë impiant në Ballkan. Vendimi final do të merret më 23 tetor nga UEFA dhe komisioni i saj disiplinor.
Gjasat janë që takimi të luhet pa tifozë por mund të ndodhë që të lejohen dy tifozëritë. "Në Zagreb jo vetëm që nuk ka nevojë për policë apo apo forca sigurie, por sepse tifozët janë të ndarë dhe nuk do të jenë shumë. Nëse çmimi i biletës në një ndeshje është minimal, atëherë do ta shumëfishojmë do ta bëjmë 500 euro dhe të jeni të bindur se nuk do të ketë tifozë", është shprehur një zyrtar i UEFA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat