Serbisë po i del flaka se po shkon Cibona në Kosovë

Sporti

Serbisë po i del flaka se po shkon Cibona në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2014 Në ora: 15:33


Serbia shoviniste njëherë e përgjithmonë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet dhe i njohur ndërkombëtarisht. Se serbët sa barbarë janë e dëshmon edhe fakti më i ri se po iu del flaka në të katër anët kur kuptuan se klubi me renome i basketbollit Cibona nga Zagrebi do të luajë miqësore me Sigal Prishtinën, në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë. Një farë portali serb, ‘Kurir’, shkruan se është edhe një provokim i ri me shkuarjen e Cibonës në Kosovë për të luajtur me Sigal Prishtinën. Ky farë portali raporton se drejtuesit e Cibonës janë marrë vesh me kryetarin e Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci që më 26 nëntor të luhet ndeshje miqësore basketbolli. Bile shkruan se ka pasur përpjekje që Sigal Prishtinën ta fusin edhe në Ligën Ballkanike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat