Vazhdon shkëlqimi i Paçarizit

Sporti

Vazhdon shkëlqimi i Paçarizit

Nga: Selajdin Krasniqi Më: 21 tetor 2014 Në ora: 13:33

Sulmuesi i FC Lugano, Drilon Paçarizi ka vazhduar shkëlqimin me skuadrën e tij edhe në ketë javë duke rrezikuar dy hyrë radhazi portën e FC Servet të Gjenevës. Ndeshje e cila u zhvillua më 19 tetor para një numri të madh të spektatorëve në stadiumin e qytetit të Luganos, sidomos gjuajtja e fortë nga 30 metërshi e cila tronditi shtyllën, por për fat për klubin e Servetit topi nuk u fut në rrjet. Pas kombinmit të bukur dhe pasimit të qëlluar bashkëlojtari i Drilonit Cortelezzi shënon në minutën e 82-të. Paçarizi, dy minuta më vonë me një kombinim të shpejt me Cortelezzin e tundi rrjetën e Servetit duke e ngritur avantazhin në 2:0 në të mirë të FC Lugano, ishte ky goli i pestë i Drilonit gjatë këtij sezoni. Gazetat Corriere del Ticino dhe La Regione dell Ticino i dhanë një hapësirë Paçarizit, me fotografi e fjalë admiruese për lojën e shkëlqyer dhe të sukseshme, falë së cilës skuadra e Luganos tani radhitet e dyta në Challenge League të Zvicrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat