Si e vlerëson Daily Mail Januzajn?

Sporti

Si e vlerëson Daily Mail Januzajn?

Nga: K.G. Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:59


Manchester Utd nuk mori më shumë se një pikë në udhëtim me West Bromwich-in, në ndeshjen e javës së tetë në Premier League në futboll. Ballafaqimi përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa Manchester Utd humbjes i shpëtoi në çastet e fundit. Shqiptari nga Kosova, Adnan Januzaj, luajti tërë ballafaqimin për “Djajtë e Kuq”, por loja e tij nuk u vlerësua me notë të mirë nga portali i mirënjohur anglez, Daily Mail. Januzaj vlerësohet me notë 5.5, kurse më i dobët se ai ishin Rojo e Shaw, ndërsa më të vlerësuarit janë: Di Maria e Fellaini me notë 7! Manchester Utd tashmë renditet i pesti me 12 pikë ose dhjetë më pak se i pari, Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat