Pistorius dënohet me 5 vjet burgim

Sporti

Pistorius dënohet me 5 vjet burgim

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:32

Atleti afrikano-jugor, Oscar Pistorius, është dënuar me pesë vjet burgim për vrasjen e ish së dashurës, Reva Stenkamp me 14 shkurt të vitit 2013. Pistorius nuk do të ketë të drejtë të posedoj armë të zjarrit për tre vite. Pistorius, më herë është liruar nga akuza për vrasje me qëllim nga gjykatësja Thokozile Masipa në Gjykatën e Pretorias. Kjo, ia ka lehtësuar dënimin Pistoriusit, i cili ka rrezikuar burgim të përjetshëm.Pistorius 27 vjeç, me dy këmbë të amputuara, ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë të dashurën e tij, modelen 29 vjeçare Reeva Steenkamp në shtëpinë e tij në Pistorius, në ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt 2013.Pistorius, ka pranuar se ka shtënë me armë, por ka thënë se ka menduar se kanë hyrë hajdutët.Gjykimi ndaj tij, i cili përfundojë sot, ka zgjatur shtatë muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat