Cibona zbarkon në Prishtinë

Sporti

Cibona zbarkon në Prishtinë

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 11:08

Klubi me renome kroat në basketboll, Cibona, do të zbarkojë në Prishtinë. “Ju njoftojmë se njëri nga klubet më të njohura dhe më të famshme të basketbollit, Cibona e Zagrebit, do të luaj ndeshje miqësore me KB Sigal Prishtina më 26 nëntor. Kryetari i KB Sigal Prishtina, Blerand Stavileci ka qenë mysafir i
klubit Cibona në ndeshjen e ABA Ligës që ajo ka luajtur kundër me Zarën. Ftesa është bërë nga kryetari i Cibonës, Aca Petrovic, vëllai i legjendës së basketbollit botëror Drazhen Petroviç.
Cibona për herë të parë do të shkelë në Kosovë, dhe pritet që përveç ndeshjes të ketë edhe aktivitete të tjera, si dhe do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi në mes klubeve.
KB Sigal Prishtina falënderon Ambasadën e Kroacisë në Kosovë, dhe në veçanti Uliks Emrën, i cili mundësoi këto takime”, thuhet në njoftimin e KB Sigal Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat