Zyrtare: Ndeshja Serbi-Shqipëri zhvillohet me 9 nëntor 2014 në Vjenë!

Sporti

Zyrtare: Ndeshja Serbi-Shqipëri zhvillohet me 9 nëntor 2014 në Vjenë!

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 09:41

Qetësohuni. Fjala është për ekipet me të njëjtin emër që luajnë në Ligën e Dytë të Landit të Vjenës (Austri)!
Në dhjetë ndeshjet e para, ekipi shqiptar SV Albania ka shkëlqyer duke grumbulluar 25 pikë (8 fitore, një barazim dhe një humbje) me diferencë golash +29!

Ndërsa ekipi serb renditet në vendin e 10-të, me 13 pikë të grumbulluara.

Serbia dhe Shqipëria do të ndeshen më 9 nëntor 2014, për javën e 13 të 2.Landesliga Wien. /sportnews.al/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat