Akuza e UEFA -s kundër Shqipërisë, më e rënda

Sporti

Akuza e UEFA -s kundër Shqipërisë, më e rënda

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 00:03

Juristi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Envi Icka, e quan më të rëndën akuzën që UEFA ka ngritur ndaj Shqipërisë për braktisjen e ndeshjes me Serbinë. Në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, ku po diskutohej për mbrojtjen që po përgatit Shqipëria për t’u përballur me Komisionin e Disiplinës së UEFA -s, ai tha se Shqipëria ka nenin më të rëndë të Rregullores.
Icka dha edhe detaje të bisedës së zhvilluar mes ekipit tonë dhe trajnerit të ndeshjes. Sipas tij, gjyqtari i ka pyetur lojëtarët nëse mund të luajnë dhe në emër të tyre, Cana i është përgjigjur duke thënë se nuk ishin në gjendje fizike e psikike për të vijuar lojën. Sipas tij, gjyqtari, në raportin e tij ka shkruar se “nuk ka marrë gatishmërinë e lojëtarëve për të vijuar lojën”.
Ai tha se gjyqtari i takimit nuk ka udhëruar daljen në fushë, version ky që është bërë publik edhe nga drejtues të FSHF -së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat