E “thërret” flamuri, Arlind Ajeti vishet kuqezi

Sporti

E “thërret” flamuri, Arlind Ajeti vishet kuqezi

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 22:54

Arlind Ajeti edhe pse është vetëm 21-vjec është bërë pjesë e skuadrës së parë të Baselit që në vitin 2011...

Pas Taulant Xhakës një tjetër lojtar i Baselit ka vendosur ti thotë po Shqipërisë. Bëhet fjalë për Arlind Ajetin i cili edhe pse është aktivizuar me të gjitha grupmoshat e kombëtares zvicerane të futbollit ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave Ajeti pasi ka parë atë cfarë ka ndodhur në Serbi-Shqipëri ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të luajë me kombëtaren kuqezi dhe jo me Zvicrën. Në një bisedë telefonike për të përditshmen kosovare Koha Ditore babai i Ajetit ka konfirmuar se djali i tij që nga ky moment është në dispozicion të trajnerit të kombëtares shqiptare Gianni De Biasi.

Arlind Ajeti edhe pse është vetëm 21-vjec është bërë pjesë e skuadrës së parë të Baselit që në vitin 2011. Ai ka luajtur 11 ndeshje me kombëtaren e 19-vjecarëve të Zvicrës dhe 11 të tjera me skuadrën e 21-vjecare duke shënuar nga një gol me përfaqësuesen e secilës grupmoshë. Arlind Ajeti luan në qëndër të mbrojtjes një pozicion ku Shqipëria ka vetëm 2 lojtarë të afirmuar sic janë kapiteni Cana dhe Mavraj kështu që ai mund të jetë një opsion shumë i mirë për De Biasin në sfidat e ardhshme. Futbollisti 21-vjecar ka edhe dy vëllezër më të vegjël që gjithashtu luajnë për Baselin, Albian Ajeti që është pjesë edhe e skuadrës së parë si dhe Adonis Ajeti që është në rradhët e skuadrës së të rinjve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat