Alonso: Roma ka bërë një hap përpara!

Sporti

Alonso: Roma ka bërë një hap përpara!

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 19:32

Bayerni nga Munihu pretendon pikë të plota në stadiumin “Olympico” në Romë. Futbollisti më përvojë, Xabi Alonso, tha se është një përballje e vështirë, por shpreson se do të kthehen me fitore. Bayerni deri më tani ka dy fitore në grupin E në Champions League, si vendas me 1:0 kundër Manchester Cityt dhe si mysafir po ashtu me 1:0 ndaj CSKA nga Moska. “Mund ta shihni sezonin e kaluar se Roma ka bërë një hap përpara. Ata po luajnë gjëra të shkëlqyeshme. Ne jemi përballur me ta në një miqësore para-sezonale me Madridin, andaj e di se si ata luajnë. Ata përfundimisht do të luftojnë për titull dhe ata duan të arrijnë në fazën e ardhshme të Champions League”, tha Alonso. Mesfushori mendon se është një ndeshje e madhe, por beson në cilësitë e skuadrës së tij. “Andaj për ne, ndeshja në Romë, e para, është një ndeshje vitale, pasi ne kemi gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para dhe jemi në një pozitë të mirë”, ka thënë Alonso. Në anën tjetër, Roma ka një fitore me rezultat 5:1 ndaj CSKA dhe si mysafir patën barazuar 1:1 me Manchester Cityn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat