Rodgers: Reali ka ekip me eksperiencë

Sporti

Rodgers: Reali ka ekip me eksperiencë

Më: 20 tetor 2014 Në ora: 19:32

Futbollisti i Real Madridit, Gareth Bale, nuk do të luajë kundër Liverpoolit, në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit B në Champions League. Bale i mungon Realit në ndeshjen që luhet të mërkure shkaku i një problemi fizik, raportojnë mediet e huaja. Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers, tha se Reali ka ekip shumë të mirë. “Reali është një skuadër me eksperiencë të madhe në këtë garë. Ata kanë lojtarë të shpejtë, shumë të mirë teknikisht dhe drejtohen nga një trajner i madh si Carlo Ancelotti. Fizikisht dhe si atletë askush nuk mund të konkurrojë me Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale pasi ata mund të konkurrojnë pa asnjë problem edhe në garën e 100 metrave në olimpiadë”, tha mes të tjera Rodgers.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat