Ky shovinist serb ka mundur të ketë thikë a revole z. Platini?

Sporti

Ky shovinist serb ka mundur të ketë thikë a revole z. Platini?

Nga: Kemajl Goca Më: 20 tetor 2014 Në ora: 11:15

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini, tha se ka mundur të futet edhe bomba në stadiumin e Partizanit të Beogradit në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e cila u ndërpre në minutën e 42-të për shkak se u sulmuan futbollistët shqiptar. Z. Platini, pse nuk thoni ky shovinist serb dhe shovinistët tjerë që u futen me maska e disa pa to kanë mundur të janë të armatosur me thika e revole! Pse nuk e thoni, ky tifoz ka mundur të ketë thikë më vete ose edhe revole e të vriste ndonjë futbollist shqiptar! Ky do të ishte shqetësimi yt më logjik. Z. Platini, si e shpjegon këtë sulm të këtij tifozit shovinist që sulmon Mërgim Mavrajn? Sa vjet duhet të shkojë ky kriminel në burgim? Z. Platini, si e shpjegon futjen e kriminelit Ivan Bogdanov? Ju e dini se Bogdanov e ka të ndaluar futjen në stadiumet e futbollit, sepse është i dënuar për dhunën në Gjenovë që e shkaktoi në stadiumin e Gjenovës Itali-Serbi dhe e dogji flamurin kombëtar. Platini, si e komentoni sulmin e këtij tifozi që shihet në foto, duke dashur ta godas Mavrajn? A është krim a çfarë është?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat