Krenar me heronjtë tanë...

Sporti

Krenar me heronjtë tanë...

Nga: Shkruan: Arben Zeqiri Më: 20 tetor 2014 Në ora: 10:11

Reagimet sportive

Edhe sot e gjashtë ditë me radhë po vazhdon jehona e shkëlqimit të kombëtares shqiptare. Lojtarët e kombëtares u pritën në Tiranë si heronj. U përshëndetën e u admiruan ngrohtësisht në të gjitha tokat tona, në tërë globin ku jetojnë shqiptarët. Në Beograd u ndeshen qytetërimi (shqiptar) dhe barbaria fatkeqe serbe. Personalisht mendoj se pas pavarësisë së Shqipërisë, çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës, shkëlqimi i kombëtares shqiptare në Beograd ishte ngjarja më e rëndësishme e përjetuar në dy shekuj zhvillimesh të trishta e dramatike. Ajo që ndodhi në Beograd paraqet dy botëra, njëra - kombin e ndritur e të civilizuar shqiptar, që ka pranuar vlerat e civilizimit botëror, dhe tjetra bota e errët e së kaluarës në të cilën kanë mbetur serbët për shkak të mentalitetit të tyre pushtues. Kjo është për keqardhje, sepse të ekzistojë ky mjerim, ky mentalitet barbar dhe primitiv në Evropën e sotme është marrëzi dhe jonjerëzi. Opinioni mbarëbotëror ka parë dy popuj: Shqiptarët e dinjitetshëm ballëlartë, të ndritur, me kulturë, me vlera kombëtare e qytetare evropiane dhe një popull tjetër që mjerisht vazhdon të jetojë në mite, urrejtje, mosdurim dhe larg vlerave qytetëruese. Përsëri si pasojë e politikës agresive dhe jo tolerante ndaj të tjerëve. Kombëtarja shqiptare përveç që shkëlqeu në futboll, ajo tregoi se përfaqëson një komb krenar, dinjitoz, të qytetëruar, të ndritur, trim por mbi të gjitha me futbollistë të klasit më të lartë, që me trimëri të pashoqe mbrojtën flamurin kombëtar për të mos e grisur ata që deshtën të na e shuajnë substancën tonë kombëtare në dy shekujt e fundit, me politikën shfarosëse e përndjekëse. Futbollistët shqiptarë nuk lejuan serbët të shkelin flamurin kombëtar. Ata ishin gati të sakrifikoheshin për simbol dhe atdhe, sepse simboli prezanton dhe përfaqëson atdheun.
Prandaj, përjetësisht do rrojë brez pas brezi qëndresa, vendosmëria, guximi në mbrojtje të vlerave kombëtare e qytetëruese, në mbrojtje të simbolit tonë kombëtar - Flamurit.
Kjo është madhështia e një populli. Kjo është vlera e kombëtares shqiptare. Vijon
Autori është futbollist i KF Gjilani dhe mr. sc. i shkencave sportive

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat