Xhaka: Në Beograd treguam se sa trima jemi

Sporti

Xhaka: Në Beograd treguam se sa trima jemi

Më: 19 tetor 2014 Në ora: 12:42

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, ka thënë se në Beograd treguan se sa trima janë. Ai së bashku me Andi Lilën dhe bashkëlojtarë të tjerë si luftëtarë të vërtetë mbrojtën flamurin kombëtarë dhe portretin e Ismail Qemailit e Isa Boletinit, që mos të përdhoset nga bishat serbe. “Unë nuk po mendoja se ҫfarë do të mund të më ndodhte mua kur fillova ta largoja flamurin tonë nga duart e serbëve. Unë isha i gatshëm ta godisja ҫdo person që e mbante flamurin tonë, sepse ai është i shenjtë për mua. Unë nuk kisha frikë. Nëse një gjë e tillë do të ndodh përsëri, unë do të veproja njëjtë. Unë jam krenar për vetën tim dhe për bashkëlojtarët, sepse në Beograd treguam se sa trima jemi”, tha Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat