Benzema: Tifozët duan që të shënojë shumë gola

Sporti

Benzema: Tifozët duan që të shënojë shumë gola

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 16:33

Futbollisti i Real Madridit, Karim Benzema, nuk e fsheh dot gëzimin për fitoren në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj ekipit bullgar, Ludogorets. Ai shënoi golin e fitores në minutën e 77-të që ia siguroi tre pikë Realit. “Të shënosh gola është e rëndësishme për çdo sulmues, por ajo që ka rëndësi për mua është ekipi. Gjëja më e rëndësishme ishte fitorja. Tifozët duan që unë të shënojë shumë gola, por unë jam i kënaqur me atë që unë jap për ekipin”. Kam besim të madh në veten time dhe kur hyra në fushë dhashë gjithçka. Ishte një ndeshje shumë e vështirë kundër një kundërshtari shumë të vështirë. Kemi për të mësuar shumë gjëra. Por më e rëndësishmja janë tre pikë”, tha Benzema.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat