Kemi ende punë

Sporti

Kemi ende punë

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 16:27

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Juanfran, thotë se duhet të janë më këmbë në tokë, sepse kanë ende shumë punë në takimet e ardhshme në grupin A në Champions League. Atletico para shikuesve të vet shënoi fitore me rezultat 1:0 dhe kjo i gëzoi pamasë tifozët e kësaj skuadre. Futbollisti Juanfran thotë se nuk kanë arritur asgjë më shumë se vetëm tre pikë. “Ishte një ndeshje emocionuese kundër njëri ndër ekipet më të mira në Evropë. Kemi luajtur shumë mirë dhe kemi merituar fitoren. Juventusi është një ekip i mirë, por ne kemi ende punë për të bërë. Ende nuk kemi arritur asgjë”, thotë Juanfran. Atletico klasifikohet në vend të dytë me tre pikë, ndërsa Juventusi i pari me 3 pikë në grupin A në Champions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat