A e rivalizon Messi Ronaldon?

Sporti

A e rivalizon Messi Ronaldon?

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 15:43

Lionel Messi vlerësohet si i vetmi nga futbollistët në botë që mund ta rivalizojë Cristiano Ronaldon! “Unë nuk rivalizoj me Cristiano Ronaldon, objektiv kam titujt”, tha Messi. “Bëj vetëm punën time dhe për mua nuk ka asnjë rëndësi rivaliteti me të tjerët sepse më e rëndësishme është të fitoj tituj. Nuk e di cili është vendi im në botën e futbollit dhe nuk e kam menduar ndonjëherë sepse më pëlqen vetëm të luaj dhe kaq”, shtoi argjentinasi, i cili po kalon formë të mirë te Barcelona. Ai flet edhe për cilësitë e brazilianit Neymar. Sipas tij, Neymar ndoshta një ditë ai do të jetë një nga lojtarët më të mirë të planetit pasi gëzon shumë cilësi. Por si është të luash përkrah brazilianit? “Jemi spostuar më afër portës në krahasim me vitin e shkuar. Neymar është një lojtar i madh dhe për mua është kënaqësi të luaj me të. Kam një marrëdhënie të mirë si brenda ashtu edhe jashtë fushës pasi është një djalë i shkëlqyer”, tha Messi. Futbollisti thotë se me trajnerin Luis Enrique ka më shumë liri në fushë. “Tani kam më shumë liri në lëvizje. Ia kam kërkuar trajnerit që të lëviz në çdo cep që të pasoj sa më shumë topa dhe të çoj skuadrën përpara në zonën e rreptësisë”, ka thënë Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat