Nuk merituam asgjë

Sporti

Nuk merituam asgjë

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 14:46

Në kampin e Liverpoolit është një heshtje e thellë. Të zhgënjyer nga humbja në stadiumin “St. Jakob-Park” me rezultat 1:0 nga Baseli. Një humbje shumë e rëndë, sepse tashmë janë në pozicion jo edhe të mirë sa i takon pikëve. Liverpooli e mban vendin e dytë me tre pikë sa ka edhe Baseli i treti në grupin B në Champions League. Kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, tha se nuk merituan më shumë nga kjo sfidë e Champions League në futboll. “Mendoj se ne krijuam disa mundësi të mira nga të cilat ju pritni ne të shkojmë dhe të shënojmë, por ne nuk merituam asgjë nga kjo ndeshje. Ishim shumë të butë në çdo zonë të fushës. Mendoj se ata e deshën më shumë, që është shumë zhgënjyese”, tha Gerrard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat