Prishtina gjobitet me 2 mijë e Vëllaznimi me 800 euro

Sporti

Prishtina gjobitet me 2 mijë e Vëllaznimi me 800 euro

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 14:13

Komisioni disiplinor i shkallës së parë të FFK-së, gjobiti me dy mijë euro klubin e futbollit Prishtina për lëshimet në organizimin e ndeshjes (hedhje e gjësendeve nga jashtë në drejtim të shikuesve të klubit të futbollit "Vellaznimi" nga Gjakova, ku si pasojë pati përplasje të spektatorëve), në ndeshjen e javës së 6-të Raiffeisen Superligës së Kosovës. KF Vëllaznimi gjobitet me 800 euro për shkak të sjelljeve josportive të simpatizuesve të tyre (thyerje dhe dëmtime të ulëseve të stadiumit në Prishtinë në pjesën në të cilën ata ishin të vendosur).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat