Tifozët zviceranë në panik për shqiptarët

Sporti

Tifozët zviceranë në panik për shqiptarët

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 13:37

Futbollistët Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, janë tre shqiptarë nga Kosova, që janë shtylla e kombëtares së Zvicrës. Prej kohësh ekziston frika të zviceranët se këta yje mund të ikin një ditë dhe t’i mbrojnë ngjyrat e kombëtares së Kosovës, në kohën kur iu lejohet zyrtarisht të garojnë në garat ndërkombëtare. Gazeta zvicerane, ‘Blick’, ka shprehur frikën se dy prej lojtarëve kryesorë të tyre mund ta ndjekin rrugën e Albert Bunjakut, i cili hoqi dorë nga Zvicra, për t’iu bashkuar Kosovës. “Frika më e madhe e tifozëve zviceranë është nëse një ditë do të largohen Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Ka mundësi që ata të shkojnë të luajnë për Kosovën, edhe pse perspektiva më e madhe është tek Zvicra. Federata e Kosovës po bën përpjekje që Përfaqësuesja e këtij vendi të marrë pjesë në kualifikimet për Botërorin 2018”, shkruan “Blick”. Ky është shqetësim i madh dhe që nuk njeh kufij. Shaqiri është yll i Zvicrës, si dhe Xhaka e Behrami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat