Taktikisht ishim të mirë

Sporti

Taktikisht ishim të mirë

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 13:30

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e kishte mjaft vështirë që të pranojë humbje nga Atletico, sepse pas pesë fitoreve radhazi në Serie A dhe një në Champions, në Madrid u njoftua me humbje nga Atletico. Allegri tha se futbollistët e tij u angazhuan maksimalisht dhe kërkuan fitore, por nuk ia dolën këtë imperativit. “Luajtëm për të fituar, por nuk ia dolëm mbanë. Në nivel teknik zhvilluam një ndeshje të mirë dhe nuk i lejuam shumë hapësira kundërshtarit. Nuk ishte e lehtë, sepse Atletico u mbrojt shumë mirë. Nuk është e vërtetë që ne luajtëm për të barazuar, thjesht synon që me qarkullimin e topit të kushtëzonim forcën e Atleticos”, ka thënë Allegri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat