Simeone: Fituam sepse shënuam të parët

Sporti

Simeone: Fituam sepse shënuam të parët

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 13:29

Grupi A është më interesanti në fazën grupore në Champions League. Më së miri e fakton se katër skuadra janë me pikë të njëjta: Juventus, Atletico Madridi, Malmo dhe Olympiakosi. Katër ekipe janë me gjasa të barabarta për të prekur kualifikimin. Deri në fund të fazës grupore janë edhe katër ndeshje dhe 12 pikë, andaj secila i ka mundësi që të zënë dy pozitat e para. Befasi tash për tash e këtij grupit llogaritet edhe ekipi nga Suedia, Malmo, me të cilën paraqitet shqiptari Agon Mehmeti. Atletico Madridi realizoi tri pikët e para, e cila mposhti me rezultat 1:0 Juventusin. Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është shumë i gëzuar për fitore dhe përgëzon futbollistët e tij për lojë shumë të mirë. “Arritëm të mundnim një skuadër të madhe, duke luajtur një ndeshje të zgjuar sidomos taktikisht. E dinim se mund t’i vinim në vështirësi nga krahët. Fituam sepse shënuam të parët, por Juventusi është shumë i fortë. Mendon se në pjesën e dytë takimi ishte i hapur, por ne e kishim përgatitur ndeshjen në mënyrë të përsosur”, tha Simeone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat