Çfarë thotë Hasi për Dortmundin e Arsenalin?

Sporti

Çfarë thotë Hasi për Dortmundin e Arsenalin?

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 11:03

Trajneri nga Kosova, Besnik Hasi është i vetëdijshëm se në grupin D, Anderlechti i tij duhet t’i bëjë llogaritë me Galatasarayn, kundërshtar ndaj të cilit barazoi 1:1 në takimin hapës të fazës së grupeve. Dortmundit, që shënoi tri herë në portën e belgëve në takimin e luajtur në Bruksel, por edhe Arsenali, sipas Hasit, janë të një niveli shumë më të lartë, ndaj do të jetë thuajse e pamundur për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër. “Ne të gjithë e dimë që Dortmundi dhe Arsenali janë të një niveli shumë më të lartë se ne. Do të kemi një ndeshje të vështirë ndaj Arsenalit, ata kanë një skuadër me shumë cilësi, janë të shpejtë dhe rreshtohen mes më të mirave të Evropës. Mendoj se përballja me Gallatasarajin në shtëpi do të jetë vendimtare për objektivin Europa League", tha Hasi. Anderlecht pësoi humbje në shtëpi me rezultat 3:0 nga Dortmundi dhe tash mban vendin e katërt me një pikë në grupin D.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat