Ja si vlerësohet Xhaka kundër Liverpoolit

Sporti

Ja si vlerësohet Xhaka kundër Liverpoolit

Nga: K.Goca Më: 2 tetor 2014 Në ora: 10:45

Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka, ka treguar super lojë në përballje me Liverpoolin. Baseli shënoi fitore minimale me rezultat 1:0 kundër Redsave dhe njëkohësisht ishte edhe trepikëshi i parë. Xhaka ishte i vetmi nga shqiptarët që u paraqit titullar dhe ka dhënë maksimumin në këtë sfidë. Gazeta zvicerane ‘Blick’ e ka vlerësuar Xhakën me notë shumë të mirë, gjithsej 5. Xhaka ishte luftarak dhe kreu detyrat për mrekulli të dhëna nga trajneri. Marco Streller , autor i golit të fitores, ka marrë notë maksimale, gjithsej 6. Ai ishte figura qendrore e kësaj fitore, ndërsa Xhaka ndihet krenar për fitoren e madhe. Baseli është bërë specialist për t’i mundur ekipet angleze. Baseli tashmë mban vendin e tretë me 3 pikë, ndërsa Liverpooli është i dyti me 3 dhe Real Madridi kryeson me 6 pikë në grupin B në Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat