Khedira në “radarët” e Chelseat

Sporti

Khedira në “radarët” e Chelseat

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 00:14

Mediat angleze raportojnë se janë Blutë e Londrës të cilët kanë kaluar në avantazh për blerjen e gjermanit duke parë “frenimin” e vazhdueshëm të Topçinjve londinez.

Emri i Sami Khedirës vazhdon të mbetet një çështje e nxehtë në Angli, ku zërat për një transferim të mundshëm të tij në Premier League bëhen gjithmonë e më të forta, vetëm se këtë herë emri që lakohet nuk është ai i Arsenalit, të cilin jemi mësuar ta dëgjojmë shpesh këto kohë por i Chelsea-t të Jose Mourinho-s. Mediat angleze raportojnë se janë Blutë e Londrës të cilët kanë kaluar në avantazh për blerjen e gjermanit duke parë “frenimin” e vazhdueshëm të Topçinjve londinez. Vetë portugezi duket se e kërkon me çdo kusht lojtarin në “Stamford Bridge” dhe këtë ja ka bërë të qartë dhe Roman Abramovichit, i cili në fakt nëse Khedira nuk rinovon me Realin, nuk do të nxjerrë asgjë nga xhepi i tij, pasi Khedira do të konsiderohej një futbollist i lirë.

Gjithsesi në “Santiago Bernabeu” nuk kanë ndër mend ta lënë lojtarin e lirë dhe është kjo arsyeja që së fundmi Los Blancos kanë bërë një tjetër ofertë për të, e cila është 7 milion Euro në sezon. Kjo është dhe oferta e fundit që do t’i bëhet Khedirës. Nëse ai nuk pranon atëherë vitin e ardhshëm do të jetë i lirë për t’u larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat