Baseli tronditi Liverpoolin, Reali e Arsenali triumfuan

Sporti

Baseli tronditi Liverpoolin, Reali e Arsenali triumfuan

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2014 Në ora: 22:44

Shqiptari nga Kosova, Taulant Xhaka u paraqit titullar për kampionin zviceran, Baseli, që bënë sensacion në stadiumin "St.Jakob-Park", ku mposhtën me rezultat 1:0 Liverpoolin, në takimin e xhiros së dytë të grupit B në Champions League në futboll. Trimat e Baselit treguan lojë të madhe dhe fituan tre pikët e para, në anën tjetër Liverpooli me sulmuesin Mario Balotellin të tronditur lëshuan fushën. Futbollisti Streller në minutën e 53-të realizoi gol dhe ishte kryetrim i fitores së Baselit. Real Madridi fitoi si mysafir me rezultat 2:1 kundër ekipit nga Bullgaria, Ludogoreds (grupi B). Bullgarët të parët kaluan në epërsi me golin e Marcelonho në minutën e 6-të. Kampioni evropian pati rast ideal që të barazoi rezultatin në minutën e 11-të, por sulmuesi më i mirë në botë, Cristiano Ronaldo dështoi nga penalltia. Ronaldo në minutën e 25-të nuk e bëri të njëjtin gabim, por qe i saktë nga penalltia dhe barazoi rezultatin 1:1. Karim Benzema ka qenë protagonist i golit të fitores (2:1)në minutën e 77-të. Atletico Madridi e mundi me rezultat 1:0 kampionin italian Juventusin (grupi A). Ky ishte edhe ballafaqimi më atraktivë i mbrëmjes, por "Zonja e Vjetër" bie në minutën e 75-të. Turan shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Juves dhe realizoi për fitoren e madhe në minutën e 75-të. Shqiptari Pajtim Kasami luajti standard deri në minutën e 69-të për Olympiakosin në përballjen me ekipin suedez, Malmo (grupi A). Olympiakosi si mysafir pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Malmo. Arsenali shënoi fitore të thellë me 4:1 ndaj ekipit turk, Galatasaray, në ndeshjen e vlefshme të grupit D. Në 45 minutat e parë "Topçinjtë" dëshmuan superioritetin dhe ndëshkuan tri herë portën e turqve. Futbollisti Welbeck ishte në mbrëmjen e tij, i cili realizoi golat në minutën e 22-të, 30' e 52' dhe Sanchez (41'). Shqiptari Blerim Xhemaili luajti titullar për Galatasarayn dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 44-të. Arsenali nga minuta e 60-të mbeti me një futbollist më pak, ngase portieri Szczesny u ndëshkua direk me karton kuq, ndërsa Yilmaz (61') nga penalltia e zbuti humbjen në 4:1. Trajneri nga Kosova, Besnik Hasi, me klubin e tij, Anderlecht, pësuan humbje 3:0 nga Dortmundi. Immobile shënoi në minutën e 4-të pas asistimit të Kagawas dhe Ramos (70' e 79').

Grupi A

Atl. Madrid-Juventus 1:0 (0:0)
Malmo-Olympiakos 2:0 (1:0)

Tabela
1.Juventus 2 1 0 1 2:1 3
2. Atl. Madrid 2 1 0 1 3:3 3
3. Malmo 2 1 0 1 2:2 3
4. Olympiakos 2 1 0 1 3:4 3

Grupi B

Basel - Liverpool 1:0 (0:0)
Ludogorets - Real Madrid 1:2 (1:1)

Tabela
1. Real Madrid 2 2 0 0 7:2 6
2. Liverpool 2 1 0 1 2:2 3
3. Basel 2 1 0 1 2:5 3
4. Ludogorets 2 0 0 2 2:4 0

Grupi C

Tabela
Zenit - Monaco 0:0 (0:0)
Leverkusen - Benfica 3:1 (2:0)
1.Dortmund 2 2 0 0 5:0 6
2. Arsenal 2 1 0 1 4:3 3
3. Galatasaray 2 0 1 1 2:5 1
4. Anderlecht 2 0 1 1 1:4 1

Grupi D

Anderlecht - Dortmund 0:3 (0:1)
Arsenal - Galatasaray 4:1 (3:0)

Tabela
1.Dortmund 2 2 0 0 5:0 6
2. Arsenal▲ 2 1 0 1 4:3 3
3. Galatasaray▼ 2 0 1 1 2:5 1
4. Anderlecht▼ 2 0 1 1 1:4 1

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat