Pazzini: Milani ka entuziazëm

Sporti

Pazzini: Milani ka entuziazëm

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 21:46

Pazzini sheh nga e ardhmja dhe sipas tij e ardhmja e Milanit janë dy futbollistë në veçanti.

Giampaolo Pazzini karikon Milanin. Sulmuesi që në fillimin e këtij sezoni është aktivizuar pak nga Inzaghi është i bindur se kuqezinjtë shumë shpejt do të arrinë në maja.

“ Në skuadër ka një entuziasëm të madh dhe dicka të tillë nuk duhet ta prishin dy ndeshjet e fundit ku u ne u ndalëm te barazimi. Unë kam besim të madh se shumë shpejt do të rikthehet Milani që presin të gjithë, ai Milan që lufton për titullin e Serisë A dhe luan në Champions League”.

Pazzini sheh nga e ardhmja dhe sipas tij e ardhmja e MIlanit janë dy futbollistë në veçanti.

“ Padyshim De Scglio dhe El Shaarawy. Ata të dy do të jenë e ardhmja e Milanit. Janë dy lojtarë me shumë kualitet dhe shumë shpejt do të arrinë majat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat