Ndeshen rivalët e vjetër, kush do ta fitojë Superkupën?

Sporti

Ndeshen rivalët e vjetër, kush do ta fitojë Superkupën?

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2014 Në ora: 18:41

Përballja e rivalëve të vjetër në basketboll, Kosova e Re Bashkimi nga Prizreni dhe Sigal Prishtina, pritet me kërshëri të madhe nga tifozët e zjarrtë të këtij sporti. Këta rivalë ballafaqohen nesër në finalen e Salamander Superkupa të Kosovës, e cila luhet në orën 18.00 në palestrën e sportit në Prizren. Dy ekipe me basketbollistë të dëshmuar dhe që premtojnë angazhim e lojë të fortë. Për basketbollistin prizrenas, Valentin Spaçi, është ndeshja e fundit në karrierë. 35-vjeçari synon me trofe të përfundojë karrierën pas 20 vjetësh lojë vepruese. Spaçi ka emocione para ndeshjes me Sigal Prishtinën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat