Vlona përgatitet për Kampionatin Mesdhetar

Sporti

Vlona përgatitet për Kampionatin Mesdhetar

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2014 Në ora: 18:40

Pingpongu vit pas viti po shënon ngritje graduale në kualitet në Kosovë. Pingpongistet e përfaqësueses së Kosovës bënë prezantim të mirë në Kampionatin Evropian për seniore në Lisbonë. Vlona Maloku, pingpongiste e talentuar e Prishtinës dhe e përfaqësueses së Kosovës, ishe figura më e shquar në Kampionatin Evropian. Ajo tregoi paraqitje të mirë dhe arriti katër fitore. Kjo ishte përvojë e mirë e Vlonës në rrafshin ndërkombëtar. Vlona tha se në Kampionatin Evropian shkoj gjithçka mirë, por sipas saj përfaqësueset tjera ishin më të forta financiarisht. “Duke u nisur nga organizimi dhe deri te ndeshjet, vlerësoj se gjithçka ka shkuar mirë, por kuptohet që ndeshjet të cilat i patëm do të mund të ishin edhe më të suksesshme. Personalisht kam pasur katër fitore me të cilat jam e kënaqur. Ky kampionat ka qenë i vështirë, sepse përfaqësueset të tjera janë financiarisht më të forta se ne dhe i kanë kushtet për ushtrime më të mira. Me kushte më të mira nënkuptoj trajnerë profesionistë, fizioterapeutë, psikologë etj.”, tha Vlona për gazetën kombëtare “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat