Haliti mendon për finalen aziatike dhe Real Madridin!

Sporti

Haliti mendon për finalen aziatike dhe Real Madridin!

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2014 Në ora: 17:56

Një sukses historik për futbollistin shqiptar Labinot Halitin. Ai me skuadrën australiane, WS Wanderers, janë në finalen e madhe të Asia Champions League, ku më 25 tetor në Sydney takohen me ekipin nga Arabia Saudite, Al-Hilal dhe pas një jave (më 1 nëntor) luajnë takimin e kthimit në Arabi. WS Wanderers në ndeshjen e parë në Seul barazoi, ndërsa si vendas fituan me 2:0 dhe siguruan biletën për në finale. Haliti flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” pas triumfit të madh me WS Wanderers me rezultat 2:0 kundër FC Seoul. Ai shprehet i lumtur që asistoi dhe kontribuoi në fitore. Sipas tij, qysh tash kanë filluar të mendojnë për finalen e madhe aziatike! “Ekipi ka dhënë maksimumin dhe kjo u shpërblye me fitore. I gëzuam jashtë mase edhe tifozët tanë”, tha Haliti. Ai nuk mendon se janë favoritë kundër ekipit arab. “Nuk mendoj se ka favoritë në këtë takim, sepse janë dy ekipe që e kanë merituar të janë në finale”, shtoi ai. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, tha se si përparësi është që ndeshja e parë luhet në Sydney dhe në rast të rezultatit të favorshëm është një lehtësim për takimin e kthimit.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat