Ajeti e Itten sebep që Baseli U-19 errëson Liverpolin

Sporti

Ajeti e Itten sebep që Baseli U-19 errëson Liverpolin

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2014 Në ora: 16:59

Të rinjtë e Baselit ishin më të fortë se bashkëmoshatarët e tyre, Liverpooli dhe e mundën me rezultat 3:2, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B në Champions League për U-19 në futboll. Shqiptarët Adonis e Albian Ajeti dhe Argjend Cani (Cani luajti deri në minutën e 80-të) treguan lojë shumë të mirë dhe ishin prej më të dalluarve. Itten e Albian Ajeti u bënë sebep dhe Baseli U-19 errësoi Liverpoolin. Për të rinjtë zviceran është fitorja e parë dhe humbja e parë për Liverpoolin. Për Baselin realizuan: Itten (14’ e 90’) e Ajeti (86’) dhe për mysafirët shënuan: Sinclair (67’ e 72’). Baseli U-19 renditet në vend të tretë me tre pikë sa ka edhe Liverpooli i dyti dhe Real Madridi prin me 6 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat