Humbjet janë gjithmonë shqetësuese

Sporti

Humbjet janë gjithmonë shqetësuese

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 15:27

Barcelona ka zhgënjyer tifozët e saj me humbjen në Paris me rezultat 3:2 nga skuadra e PSG-së. Humbje që duhet të harrohet sa më shpejtë nga ekipi katalunas dhe këto tre pikët e humbura t’i kompensojë diku tjetër që mos të bie veten në pozicion të vështirë në grupin F të Champions League. Barcelona renditet në vend të dytë me tre pikë dhe ka një më pak se lideri, PSG-ja. Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, tha se humbjet gjithmonë janë shqetësuese! “Nuk e filluam mirë gjysmën e parë dhe kemi luftuar për të fituar në të dytin. Humbjet janë gjithmonë shqetësuese. Kemi nevojë për t'i përmirësuar, për t'i përmirësuar gabimet tona”, ka thënë futbollisti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat