Matuidi: Kjo është forca e ekipeve të mëdha

Sporti

Matuidi: Kjo është forca e ekipeve të mëdha

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 14:38

Futbollisti i kampionit francez, PSG, Blaise Matuidi, tha se bënë lojë të fortë dhe dinë të reagojnë në takimet e mëdha. Ai është i lumtur për fitoren me rezultat 3:2 kundër Barcelonës, njëherësh që shënoi edhe golin vendimtarë, që ua solli tre pikë. Matuidi lavdëron bashkëlojtarët për angazhimin në fushë dhe vlerëson lartë këtë trepikësh. PSG-ja tash merr primatin në grupin F në Champions League, e cila ka katër pikë, duke lënë pas Barcelonën me tre pikë. “Kemi bërë një paraqitje të mrekullueshme kundër një ekipi të mrekullueshëm. Është një arritje e madhe. Treguam se mund të reagojmë në ndeshje të mëdha. Forca e ekipeve të mëdha është që të luajnë ndeshje të tilla çdo vikend dhe ne kemi për ta bërë këtë në kampionat, sepse ne duhet të jemi në vendin e parë”, ak thënë Matuidi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat