Shqiptari i parë në histori në finalen e Asia Champions

Sporti

Shqiptari i parë në histori në finalen e Asia Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2014 Në ora: 13:22

Ditën e madhe për trimin nga Kosova, futbollistin Labinot Halitin, i cili është shqiptari i parë në histori që shkel finalen e Asia Champions League! Haliti me skuadrën e tij australiane, WS Wanderers, bënë mrekulli në takimin e kthimit, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0 FC Seoul nga Koreja e Jugut. WS Wanderers ndeshjen e parë barazoi 0:0 në Seul, ndërsa në sfidën e kthimit në Sydney shkëlqeu si ari. Haliti luajti titullar, duke treguar formë të lartë me bashkëlojtarët e tij. Atmosferë e zjarrtë në stadium, ajo ndezët edhe më shumë kur në minutën e 4-të Poljak realizoi golin e epërsisë. Epërsia e hershme i dha edhe më shumë zemër skuadrës australiane në krye me trimin shqiptar, që luan në pozitën e anësorit, që ta godasin edhe njëherë ekipin jogukorean. Haliti në minutën e 64-të për bukuri ka asistuar deri të Cole, i cili nuk ka falur dhe mposhti portierin Yoo, 2:0. Gjithçka në këto minuta u ‘varros’ te ekipi koreanë, ndërsa WS Wanderers luajti edhe me më shumë vullnet në ruajtjen e kësaj epërsie e cila rezultoi me sukses. WS Wanderers në finale takohet me Al Hilal nga Arabia Saudite.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat