Grusht i rëndë për Trepçën, Prishtina fiton në tavolinë

Sporti

Grusht i rëndë për Trepçën, Prishtina fiton në tavolinë

Nga: K.G. Më: 1 tetor 2014 Në ora: 12:46

Klubi i futbollit Prishtina fitoi tre pikë të rëndësishme pa u djersitur fare. Ekipi me renome Prishtina e fitoi ndeshjen me rezultat zyrtar 3:0 në përballje me Trepçën, e cila ishte ndërprerë në minutën e 21-të në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, kur tifozët “Torcida” ishin futur në fushë, e disa prej tyre u konfrontuan në tribuna me “Plisat”. “Komisari i Garave të Raiffeisen Superligës së Kosovës në futboll, pas kompletimit të gjithë materialit të domosdoshëm të ndeshjes së ndërprerë Trepça-Prishtina, bazuar në gjithë materialin ekzistuese në lëndë e në përputhje të dispozitave të Propozicioneve e Rregullores së garave, vendosi që ndeshja të regjistrohet më rezultatin zyrtar 0:3 në të mirë të KF “Prishtina”. Ky është një grusht i rëndë për Trepçën, ndërsa Prishtina me tri pikët e fituara ngjitet në vend të tretë me 11 pikë, kurse Trepça është e 11-ta me 6 pikë të fituara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat