Arrestohet!

Sporti

Arrestohet!

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 11:53

E pazakonshme. Një ngjarje e çuditshme jo vetëm për dashamirët sportivë! Notari Michael Phelps sërish në telashe, e serioze madje. Ylli i notit botëror u arrestua për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Zbulimi erdhi nga “Tmz” që citoi burime të forcave të rendit. Phelps ishte ndaluar në Baltimore, aty ku edhe banon, ishte ora 01:40 e mëngjesit dhe kampioni i shumëfishtë olimpik u ndalua ndërsa me Land Roverin e tij të bardhë, udhëtonte me 135 km/h aty ku kufiri maksimal ishte 70 km/h. Pasi iu nënshtrua testit të alkoolit, rezultati zbuloi prezencën e nivelit të alkoolit praktikisht në dyfishin e sasisë së lejuar. Phelps u dërgua në një stacion policie, i arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur, tejkalim të shpejtësisë dhe parakalim të gabuar. Pak më vonë u lirua, por kjo nuk ishte hera e parë. Dhjetë vjet më parë, kur kampioni amerikan ishte vetëm 19 vjeç, u arrestua për të njëjtin motiv. Atëherë ia hodhi me një dënim prej 18 muajsh me kusht. Në 2009 erdhi dhe skandali i dytë me shfaqjen e fotove që tregonin Phelps teksa pinte cannabis. Tani konsekuencat për notarin pritet të jenë më serioze, pikërisht pasi është recidiv. Episodi ndodh në momentin më të keq të mundshëm. Phelps në fakt gushtin e kaluar u rikthye të garonte, duke synuar pjesëmarrjen në Rio 2016, fitoi në kampionatin e SHBA në Irvine të Kalifornisë një vend në kombëtare. Phelps është kampioni më i dekoruar i Lojërave Olimpike në të gjitha sportet, pasi ka fituar 22 medalje, 18 prej të cilave të arta dhe për të ky arrestim mund të ketë pasoja të rënda edhe mbi projektet e tij sportive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat