Pellegrini ndjen presionin!

Sporti

Pellegrini ndjen presionin!

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 11:40

Manchester City pas barazimit me Romën i ka vështirësuar punët shumë për të zënë dy vendet e para grupin E në Champions League. City ka pritur tre pikë, por nuk arriti më shumë se një, ku si vendas barazoi 1:1 me Romën. Futbollistët e skuadrës “milionere” luftuan por jo edhe të ndalin tre pikë. City tash duhet të fokusohet vetëm për fitore në Moskë kundër CSKA-s, e cila ndeshje luhet me 21 tetor (në orën 18.00), sepse çdo rezultat tjetër do të fut në situatë edhe më të vështirë në grup. Trajneri i Cityt, Manuel Pellegrini, tash e ndjen edhe presionin, ngase gabimi më i vogël mund të lë edhe më larg dy vendeve të para! “Mendoj se një pikë, ndoshta kur luan në shtëpi, kurrë nuk është e mirë, por ju po ashtu duhet të keni parasysh se ne kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fuqishëm në një moment të mirë. Kur ekipet tjera shënojnë, problemi nuk janë një ose dy lojtarë. Totti kishte shumë hapësirë në atë lojë. Ndoshta lëvizjet nuk ishin korrekte, por ne nuk luajtëm në mënyrën se si normalisht luajmë për të shënuar gola”, tha Pellegrini. Ai planifikon të tubojnë sa më shumë pikë dhe të zënë dy vendet e pata që shpien në të tetën e finales së kësaj gare prestigjioze. “20 minutëshi i fundit ishte më shumë i ngjashëm me ekipin që ne e shohim çdo javë. Duhet të vazhdojmë të luftojmë për 12 pikët e radhës dhe pastaj do të shohim se kush do të kualifikohet në rundin e ardhshëm”, ka thënë Pellegrini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat