Mourinho e respekton Mariborin!

Sporti

Mourinho e respekton Mariborin!

Më: 1 tetor 2014 Në ora: 11:31

Maribori është prej skuadrave që po bën befasi në dy javët e para në grupin G të Champions League në futboll. Klub nga Sllovenia që ka arritur dy barazime dhe me rezultate identike (1:1). E para në Maribor barazoi me Sportingun, pastaj si mysafir me Schalken dhe tash me dy pikë mban vendin e tretë ose dy më pak se Chelsea. Kjo ka bërë edhe trajnerin e Chelsean, Jose Mourinhon, që ta respektoi këtë ekip, pasi që më 21 tetor në ‘Stamford Bridge’ do të takohen në kuadër të xhiros së tretë. “Tani ne mund t'i kontrollojmë synimet tona. Pas kësaj ndeshje, ne do të luajmë kundër Mariborit, të cilët janë një skuadër mjaft e fortë. Por, realiteti është se ne luajmë në ‘Stamford Bridge’ dhe nëse ne mposhtim ata, grumbullojmë plot shtatë pikë, të cilat na japin stabilitet për të vazhduar tutje në këtë garë”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat