Giroud rinovon me Arsenalin deri në 2018

Sporti

Giroud rinovon me Arsenalin deri në 2018

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 23:52

Kontrata e vjetër skadonte në vitin 2016, por Arsene Wenger këmbënguli që ish sulmuesi i Montpellier ta vazhdojë karrierën në “Fly Emirates”.

Olivier Giroud zgjat kontratën me Arsenalin deri në vitin 2018. Sulmuesi francez dhe shoqëria londineze arritën marrëveshjen e re sipas së cilës, lojtari do të përfitojë rreth 80 mijë pound në javë gjatë 4 viteve të ardhshme. Kontrata e vjetër skadonte në vitin 2016, por Arsene Wenger këmbënguli që ish sulmuesi i Montpellier ta vazhdojë karrierën në “Fly Emirates” edhe pse nuk luan që prej muajit Gusht për shkak të një dëmtimi.

Ky është sezoni i tretë me fanellën e Arsenalit për 28-vjeçarin, i cili u transferua nga kampionati francez për 12 milionë Euro në vitin 2011. Me rinovimin e Giroud, Arsenali mbyll kapitullin e sulmit pasi në skuadër u afruan gjatë kësaj vere edhe Danny Welbeck e Alexis Sanchez. Me “topçinjtë”, Giroud është aktivizuar 72 ndeshje dhe ka shënuar 28 gola. Rinovimi i kontratës së francezit nuk është zyrtarizuar ende por pritet që gjatë orëve të ardhshme, klubi londinez të dalë me një komunikatë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat