Wenger: Presioni mbi ne

Sporti

Wenger: Presioni mbi ne

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 23:46

Në takimin e “Signal Iduna Park”, Topcinjtë rezistuan vetëm 45 minuta ndaj verdhezinjve të Jurgen Klopp.

Jack Wilshere do të jetë në dispozicion të Arsene Wenger për sfidën e dytë të fazës së grupeve të Champions-it ndaj Galatasaray-it. Mesfushori anglez ishte në dyshim pas dëmtimit që pësoi në barazimin 1-1 ndaj Tottenham Hotspur, por është vetë trajneri francez që konfirmon praninë e tij në skuadër.

“Jack do të jetë i grumbulluar me skuadrën, por nëse do ta aktivizoj ose, kjo mbetet për t’u vlerësuar. Kemi humbur dy lojtarë në takimin që kaloi, Artetan dhe Ramseyn, por mund të ishin tre nëse Wilshere do t’i duhej më shumë kohë për t’u riaftësuar.”

Në takimin e “Signal Iduna Park”, Topcinjtë rezistuan vetëm 45 minuta ndaj verdhezinjve të Jurgen Klopp, që fituan pastër me rezultatin 2-0, ndaj Wenger e pranon se Arsenali ndien presionin e fitores së detyruar në shtëpi.

“Sigurisht që kemi më shumë presion për ta fituar takimin, sepse kemi humbur në sfidën e parë me Dortmund-in. Në Champions funksionon gjithmonë kështu: Duhet t’i fitosh takimet e shtëpisë dhe pastaj duhet të synosh të marrësh rezultat pozitiv jashtë”.

67-vjeçari, duke vlerësuar kundërshtarin, kujtoi se në radhët e Galatasaray-it luajnë lojtarë shumë cilësorë.

“Pres një kundërshtar të mirë organizuar, që ka në përbërje lojtarë me shumë cilësi, të cilët ne i njohim shumë mirë. Galatasaray është skuadra që zakonisht dominon në futbollin turk dhe ka blerë lojtarë me emër”.

Për sa i përket sulmuesit Dany Welback, Wenger siguroi se ish-futbollisti i Manchester United është integruar shumë shpejt te Arsenali, ku ka gjetur shumë lojtarë me të cilët ka punuar në përfaqësueset e moshave të Anglisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat