Vritet tifozi, ndalet futbolli në Greqi

Sporti

Vritet tifozi, ndalet futbolli në Greqi

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 23:00

46-vjeçari u sulmua në mënyrë të dhunshme dhe pas 2 javësh në spital nuk ia doli të mbijetonte.

Futbolli dhe jo vetëm ndalet në Greqi për tifozin e vrarë nga dhuna. Ministri helen i Sporteve, Giannis Andrianos vendosi të ndalojë çdo aktivitet sportiv të fundjavës duke përfshirë edhe futbollin për shkak të vrasjes së tifozit të Ethnikos, Kostas Katsoulis nga tifozët e Kretës. 46-vjeçari u sulmua në mënyrë të dhunshme dhe pas 2 javësh në spital nuk ia doli të mbijetonte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat