Gjibraltari çon FIFA-n në TAS

Sporti

Gjibraltari çon FIFA-n në TAS

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 22:03

Qeveria e futbollit botëror nuk e pranon shtetin e vogël mes Europës dhe Afrikës.

Kosova nuk është rasti i vetëm që po krijon amulli në ambientet e zyrtarëve të futbollit ndërkombëtar. Vendi fqinjë nuk është anëtarësuar ende në asnjë prej institucioneve më të larta ndërkombëtare, por në rastin e Gjibraltarit pjesërisht është bërë një përjashtim sepse nëse UEFA e njeh, FIFA ka bërë të kundërtën. Qeveria e futbollit botëror nuk e pranon shtetin e vogël mes Europës dhe Afrikës, duke deklaruar se nuk plotësohet kushti për anëtarësim.Pak ditë më parë, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter qartësoi se Gjibraltari nuk është një shtet i pavarur dhe kjo krijon konflikt me rregulloren e institucionit që ai drejton.

Ky qëndrim ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të shtetit të vogël që do ta çojë çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lausane, e cila detyroi vitin e shkuar UEFA-n për ta pranuar si anëtar me të drejta të plota pas një beteje ligjore që zgjati plot 14 vjet. Gjibraltari është në pozitën e 12 vendeve të tjera që kanë bërë kërkesë për njohjen në FIFA, por aktualisht po luan ndeshjet eliminatore të Euro 2016. Territori i vendit të vogël është administruar për shumë vite nga Britania e Madhe, por gjatë viteve të fundit, Spanja ka kërkuar që të shkëputej nga protektorati ishullor. Kombëtarja nuk mund t’i luajë ndeshjet në shtëpi, ndërsa përballjen e parë zyrtare kundër Polonisë e zhvilloi në Algarve të Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat