Allegri: Ndaj Atleticos, provë e vështirë

Sporti

Allegri: Ndaj Atleticos, provë e vështirë

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 21:24

Trajneri i Juventusit ka më shumë se një shqetësim në prag të transfertës me Atleticon e Madridit..

Melodia e Champions League turbullon gjumin e Massimiliano Allegrit. Trajneri i Juventusit ka më shumë se një shqetësim në prag të transfertës me Atleticon e Madridit, finalisten e sezonit të kaluar në këtë kompeticion.

"Dëshira për fitore është në AND-në tonë, por është ende herët për të folur për objektiva. Fillimisht duhet të mendojmë për të kaluar fazën e grupeve dhe të shkojmë në 1/8. Në muajin mars do të shohim se deri ku mund të arrijmë. Në “Vicente Calderon” do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne. Ata luajnë me shumë intensitet dhe ushtrojnë shumë presion. Duhet të luajmë shumë mirë, sidomos nga ana teknike".

Sezonin e kaluar Allegri u largua nga Milani pa mundur të përballet pikërisht me Atleticon, që i dha një leksion të mirë holandezit Sedorf.

"Gjërat nuk po ecnin mirë dhe unë u shkarkova, por fati deshi që të kem një tjetër mundësi për t’u përballur me Atleticon. Por kjo është një ndeshje krejt tjetër, sepse jemi akoma në fazën e grupeve dhe asnjëra prej nesh nuk do të eliminohet.”

Los Colchoneros nuk kanë më në organikë Diego Costan. Gjithsesi për trajnerin bardhezi mbrojtja e Juves do të jetë para një prove të vështirë.

"Diego Costa dhe Mario Mandzukic janë lojtarë të ndryshëm, por të dy mbeten shumë të rrezikshëm. Kanë forcë fizike dhe mendore. Për mbrojtjen tonë do të jetë një provë e vështirë"

Përsa i përket formacionit që do të hedhë në fushë, Allegri la të hapur mundësinë e aktitivzimit të Caceres, ndërsa në sulm do të luajë një mes Moratas dhe Llorentes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat