Ancelotti: Ronaldo lufton fortë për fanellën e Realit

Sporti

Ancelotti: Ronaldo lufton fortë për fanellën e Realit

Më: 30 shtator 2014 Në ora: 19:06

Carlo Ancelotti, trajner i Real Madridit, me qetësi pret ballafaqimin e nesërm me ekipin nga Bullgaria, Ludogorets, ndeshje e xhiros së dytë e grupit B në Champions League në futboll. Reali është mysafir i bullgarëve por janë favoritë të mëdhenj dhe synojnë tre pikë të lehta. “Besoj se në Champions nuk ka skuadra modeste, por skuadra që luftojnë, por skuadra që luftojnë. Ludogorets zhvilloi një lojë shumë të mirë në “Anfield” me Liverpoolin, pavarësisht se nuk arriti të merrte pikë. Objektivi ynë është të fitojmë dhe të ngjitemi të vetëm në krye”, tha Ancelotti. Ai e lavdëroi Ronaldon, duke thënë: “Nuk dua të tregoj mungesë respekti për askënd, por është e vërtetë që Cristiano Ronaldo mbetet lojtari më i mirë që kam stërvitur gjatë karrierës time si trajner. Ai lufton fortë për këtë fanellë, është një lider që nuk flet shumë por jep shembullin për të tjerët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat