Shkëndija ka përfituar me Koznikun

Sporti

Shkëndija ka përfituar me Koznikun

Nga: Shkruan: Besmir Haxhikadria Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:48

Reagimet sportive

Shkëndija e Tetovës prej se ka angazhuar trajner të ri Ardian Koznikun, nuk ka kush e ndalë në Kampionatin e Maqedonisë. Ekipi kuqezi në katër takimet e fundit ka tri fitore e një barazim. Njërën fitore e ka në të tetën e finales së Kupës së Maqedonisë në futboll, kur e mundi me rezultat 2:1 ekipin e mirënjohur nga Shkupi, Vardari. Në kampionat, në Tetovë gjunjëzoi me rezultat 3:0 Sileksin e Kratovës, pastaj në Manastir barazoi 0:0 me Pelisterin dhe në fushë të veten e deklasoi me 5:0 Teteksin e Tetovës dhe Shkëndija ngjitet në vend të dytë me 15 pikë (pas 9 javëve) dhe ka gjashtë më pak se Vardari, lider! Çka ka përfituar Shkëndija me ardhjen e Koznikut, i cili me kombëtaren e Kroacisë, është fitues i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror në vitin 1998. Ka përfituar shumë dhe në të gjitha aspektet e veçanërisht ka bërë lojën gjithnjë e më sulmuese dhe mbrojtjen në nivel më të lartë, nuk mund të shpjegohet ndryshe në tri ndeshjet kampionale ka realizuar tetë gola dhe nuk ka pësuar asnjë, kjo është dëshmia më bindëse!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat