Haliti shpreson ta prekin finalen e Championsit

Sporti

Haliti shpreson ta prekin finalen e Championsit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 shtator 2014 Në ora: 18:46

Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Labinot Haliti, është mbushur energji deri në pikën e fundit për ndeshjen e tij të sotme në gjysmëfinalen e Asia Champions League. Ai me skuadrën e tij australiane, WS Wanderers në sfidën e kthimit presin Seoul nga Koreja e Jugut. Përballja do të zhvillohet në Sydney dhe fillon në orën 11.30 sipas kohës evropiane. WS Wanderers në ballafaqimin e parë barazoi 0:0 në Seul, ndërsa sot pretendojnë fitore dhe të futen në finale, e cila do të ishte historike për këtë kolektiv dhe vet shqiptarin, që deri më tash ka realizuar katër gola në këtë ngjarje të madhe. Haliti flet ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” për takimin me koreanët, i cili është shumë i vështirë apo si thonë në zhargonin sportivë të jesh apo të mos jesh!
“Bota sot”: Labinot, sa jeni të përgatitur për takimin kthimit me FC Seoul dhe a shpresoni se do të jeni në finalen e madhe?
Labinot Haliti:
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat